Telenews

Liverpooli po përgatitet për transferimin e një qendërmbrojtësi

liverpooli-po-pergatitet-per-transferimin-e-nje-qendermbrojtesi

Liverpool po ndërton një skuadër të fortë këtë verë, duke u fokusuar në projektin afatgjatë të klubit.

Pas përforcimeve në sulm dhe në krahë, trajneri Arne Slot kërkon të kompletojë ekipin edhe me një mbrojtës qendror cilësor.

Slot, i cili mori drejtimin e Liverpoolit vitin e kaluar pas largimit të Jürgen Klopp, ka parë vetëm disa ndryshime në skuadër, me Federico Chiesan si një prej nënshkrimeve të pakta.

Me një buxhet rreth 200 milionë euro këtë afat kalimtar, Reds kanë sjellë emra si Florian Wirtz, Jeremie Frimpong, Milos Kerkez dhe Hugo Ekitike për të forcuar repartet.

Sipas raportimeve të The Telegraph, Liverpool është në “pole position” për transferimin e mbrojtësit të Crystal Palace, Marc Guehi, i cili është në vitin e fundit të kontratës së tij.

Megjithatë, konkurrenca nga Chelsea dhe Newcastle United është e fortë, dhe Guehi pritet të kërkojë një tarifë të lartë që mund të kalojë 80 milionë euro.

Palace për ta lejuar largimin e lojtarit synon që të fitojë 40 milionë euro.

The Reds janë favorit për të siguruar nënshkrimin e mbrojtësit anglez pasi vet Guehi ka një marrëveshje personale me mbrojtësin anglez.

Të ngajshme

Donnarumma kërkon kalimin te Manchester United, PSG e vlerëson me 34.9 milionë dollarë

Valjeta Turkaj

Allegri i impresionuar nga Jashari në debutimin e tij me Milanin

KushtrimGuraj

Roma synon transferimin e yllit të Benficas, por ka konkurrencë Juventusin

KushtrimGuraj