Livia Brunga, një nga ish-banoret e këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, vijon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Siç ndodh shpesh me figurat publike, veç përkrahjes dhe dashurisë nga fansat, ajo përballet edhe me komente negative dhe ofendime.
Së fundmi, Livia ka publikuar në rrjetet sociale një mesazh të rëndë fyes që ka marrë nga një ndjekëse, e cila e ka quajtur atë me një fjalor tepër banal.
Komenti i ulët, i cili përmendte emisionin “Për’puthen” në mënyrë nënvlerësuese, e ka irrituar ish-banoren e BBVA, e cila vendosi të reagojë publikisht.
Ajo jo vetëm që shfaqi gjuhën e përdorur, por publikoi edhe profilin e vajzës që e kishte ofenduar, duke shoqëruar postimin me një mesazh të fortë dhe simbolik: “Meqenëse kënaqeni duke sha publikisht, ta baj dhe unë një herë me një përshëndetje: ‘Ashtu’ mos keni nanat, motrat ose vajzat.”
Ky reagim i Livias ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale, ku ndjekës të shumtë i dolën në krah dhe dënuan gjuhën e urrejtjes me të cilën përballen vajzat dhe gratë publike.
Ngjarja ngre edhe një herë alarmin për bullizmin online dhe nevojën për respekt në komunikimin virtual, sidomos ndaj personazheve që, pavarësisht ekspozimit publik, meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe njerëzi.