Telenews

Lladrovci: Kurti po e mjegullon grevën me retorikën e luftës

Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po e mjegullon grevën me retorikat e luftës.

Lladrovci tha se publikimi i informacioneve të klasifikuara përbën vepër penale.

“Informacionet, nëse i disponon një kryeministër dhe shpalos nëpër media ndërkombëtare, janë të lidhura me detyrën, me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore të kryeministrit. Por, publikimi i informacioneve të klasifikuara, përbëjnë vepër penale” – tha Lladrovci.

Ai foli edhe për prioritetet që duhet të angazhohet i pari i Qeverisë së Kosovës.

“Energjia, greva e mësimdhënësve, çmimet dhe inflacioni, papunësia, ikja e të rinjve nga shteti, mungesa e investimeve dhe projekteve kapitale, mungesa e perspektivës, investitorëve dhe investimeve strategjike, janë prioritete” – theksoi ai.

Të ngajshme

Tërhiqet trupi i pajetë i kosovarit me nënshtetësi norvegjeze që vdiq në një burg në Serbi

KushtrimGuraj

Voziti nën ndikimin e alkoolit, i merret leja për 1 vit e gjobitet me 500 euro

KushtrimGuraj

Prishtinë: Vdes çiklisti pasi goditet nga një automjet

KushtrimGuraj