Telenews

LLAPI DHE BALLKANI NDAHEN NË PAQE, SHTYHET FESTA E THERANDASVE PËR TITULL

Shtyhet festa e titullit, Ballkani ndalet me barazim nga Llapi në Podujevë
Llapi dhe Ballkani kanë ndarë pikët në ndeshje derbi të javës së 32-të në Superligën e Kosovës.

Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin “Zahir Pajazit” ka përfunduar me rezultatin 1-1.
Ermal Krasniqi në minutën e 16-të kaloi fillimisht mysafirët nga Suhareka në epërsi, teksa vendasit barazuan në minutën 61 me golin e shënuar nga Kastriot Selmani.

Vlen të theksohet skuadra e drejtuar nga Ilir Daja luajti me një lojtar më pak nga minuta e 76-të, pas përjashtimit te Lumbardh Dellovës.
Ballkani me 70 pikë është në krye të tabelës, me 12 pikë më shumë se Gjilani i pozitës së dytë. Pra, suharekasve iu duhet vetëm edhe një pikë nga katër xhirot e fundit për t’u shpallur kampionë.
Kurse, Llapi renditet i katërti me 54 pikë,

Të ngajshme

Yll Hoxha largohet nga Suhareka

KushtrimGuraj

Bayerni dërgon ofertë zyrtare për Luis Diaz

KushtrimGuraj

Gyokeres ndërmerr një hap drastik për ta detyruar Sportingun ta shesë tek Arsenali

Valjeta Turkaj