Telenews

Llapi e mposht Lirinë dhe mbyll stinorin me fitore dhe si nënkampion

 

 

Llapi ka fituar me rezultat të thellë 5-1 në udhëtim ndaj Lirisë në kuadër të xhiros së 36-të në elitën e futbollit kosovar.

Pjesa e parë ishte e qetë sa i përket rasteve për gol, por përfundoi me epërsi minimale të mysafirëve që realizuan për 1-0 me anë të Arbnor Ramadanit (28’) i cili u asistua nga Ergyn Ahmeti.

Me të filluar pjesa e dytë prizrenasit shënuan në minutën e 52-të për të barazuar shifrat në 1-1 dhe kjo ishte e tëra çfarë mund të bënin në këtë takim.

Llapi më pas mori lojën në kontroll duke shënuar edhe katër gola të tjerë për të marrë fitoren në ndeshjen e fundit të sezonit 2023/2024.

Për ta rikthyer avantazhin në të mirë të Llapit u përkujdes Ahmed Januzi (63’) i cili realizoi për 2-1 pas asistimit të Muhamet Hysenit.

Llapi vetëm pak minuta më vonë gjeti edhe golin e tretë kësaj radhe falë një autogoli nga lojtari i Lirisë, Cissoko (65’) i cili shënoi në portën e vet për rezultatin 3-1.

Golin e katërt për llapjanët e shënoi Muhamet Hyseni në minutën e 83-të i cili realizoi për rezultatin 4-1 pas asistimit të Diar Vokrrit.

I njëjti lojtar realizoi edhe në minutën e 93-të për rezultatin 5-1 duke shndërruar në gol penalltinë e fituar nga Elvir Gashijani.

Llapi kësisoji e përfundon kampionatin me 68 pikë të grumbulluara dhe në vendin e dytë në tabelë, ndërsa Liria e cila tashmë me 14 pikë e kishte mësuar që moti kohë fatin e saj dhe nga sezoni i ardhshëm do të garojë në Ligën e Parë.

Të ngajshme

“Para syve të gjithë botës, të gatshëm e krenarë” – Albin Kurti fjalë të mëdha për ekipin olimpik të Kosovës

Donat Hashani

Kosova dhe Shqipëria takohen sot kundër njëra tjetrës në këtë Evropian

Donat Hashani

Distria Krasniqi e nis e para aventurën e xhudistëve nga Kosova në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

Erzana Fazliu