Telenews

Llapi fiton Kupën e Kosovës në futboll, për vitin e dytë me radhë

Kupa e Kosovës në futboll do të mbetet në qytetin e Podujevës, me Llapin që ka triumfuar për herën e dytë radhazi në këtë garë.
Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina në finale sonte mposhti Dritën.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin 1:2.
Llapjanët kaluan të parët në epërsi pas një goli të bukur të shënuar nga Francesco Rivera në minutën e gjashtë.

27-vjeçari nga Meksika shënoi nga gjuajtja e lirë.
Gjilanasit barazuan pas gjysmë ore, kur Hamdi Namani shënoi me kokë në minutën e 36-të.
Namani shënoi pas një harkimi të bukur nga Muharrem Jashari.
Baras u mbyll pjesa e parë, teksa skuadra nga Podujeva e riktheu epërsinë me të filluar pjesa e dytë.
Arbnor Ramadani shënoi në minutën e 48-të me një goditje të fuqishme nga distanca, e cila u devijua dhe përfundoi në rrjetë.
Deri në fund u regjistruan edhe disa raste tjera, por jo të konkretizuara me gol.

Të ngajshme

Superliga e volejbollit vazhdon sot me ndeshjet e radhës të xhiros së 19-të

Valjeta Turkaj

Bisedimet kanë nisur, Inter po përgatit goditjen e madhe prej 50 milionë euro

KushtrimGuraj

Bernardo Silva drejt MLS-së

KushtrimGuraj