Llapi e ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës ndaj Drenicës.

Rezultati përfundimtar në ndeshjen e cila u zhvillua në stadiumin ”Zahir Pajaziti” ishte 2-0 për skuadrën nga Podujeva.

Arbër Bytyqi shënoi golin e parë në minutën e 29-të.

Shtatë minuta më vonë, Antonio Marku shënoi autogol duke dyfishuar rezultatin e Llapit.

Në pjesën e dytë nuk pati gola të tjerë, ku skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina mposhti skuadrën e Bylbyl Sokolit.

Me këtë fitore Llapi rrit gjasat për të prekur finalen e madhe, derisa Drenica duhet të përmbys këtë rezultat në ndeshjen e ardhshme, e cila zhvillohet me 23 prill.