KF Llapi ka lajmëruar se ka arritur
marrëveshje për transferin e talentit nga akademia e KF Tiranës, aktualisht
kampion i Shqipërisë në futboll
Andri Stafa është përforcimi i KF Llapi këtë
verë.
Mesfushori ofensiv ka nënshkruar marrëveshje
me KF Llapi për tri vitet e ardhshme dhe prania e tij në skuadër e ka gëzuar
shumë trajnerin e fituesit të Kupës së Kosovës, Tahir Batatina.
“Klubi jonë, KF Llapi e përmbyll me sukses
marrëveshjen me njërin nga talentët më të mëdhenj në Shqipëri, Andri Stafa. Andri
në praninë e Shefit të Shtabit Teknik, z. Tahir Batatina ka firmosur kontratë
që e mban lidhur me klubin tonë për 3 vitet e ardhshme. Mesfushori ofensiv, 20
vjeçar, Stafa i lindur në Tiranë, tha se arsyeja që zgjodhi Llapin para
skuadrave tjera është plani afatgjatë i skuadrës si dhe hapësira për të rinjtë
që u jepet nga trajneri Batatina”, thuhet në postimin e bërë në facebook.
Andi pritet që t’i bashkangjitet menjëherë ekipit dhe ai shihet si një përforcim i madh për skuadrën e Llapit të cilët edhe sivjet do të garojnë në Europë në gara të Europa Conference League.
KF Llapi ka punë me Buduçnostin e Malit të Zi
në rrethin e parë të eliminimit direkt në këtë garë. Në rast se fiton KF Llapi
do të përballet me fituesin e ndeshjes Breidablik (ISL) vs Santa Coloma (AND). /GazetaExpress/
The post Llapi prezanton përforcimin e radhës appeared first on Gazeta Express.

