KF Llapi ka njoftuar zyrtarisht për arritjen e marrëveshjes me Amrush Bujupin.
Portieri, i cili në pesë sezonet e fundit ishte pjesë e Drenasit, me Llapin ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare.
Klubi nga Podujeva ka njoftuar se Bujupi i është bashkuar ekipës në fazën përgatitore për ndeshjet ndërkombëtare.
Njoftimi i plotë nga KF Llapi:
“Portieri Amrush Bujupi nënshkruan për 2 vite me Llapin
Kemi arritur marrëveshje 2 vjeçare me porterin shtatlartë, Amrush Bujupi, i cili në ekipin tonë vjen pas një eksperience tek KF Drenasi.
Bujupi ishte pjesë e Drenasit për 5 vite radhazi, ku edhe barti shirtin e kapitenit të skuadrës.
Portieri i gjatë 1.89 m është bashkuar me ekipin në fazën përgatitore për ndeshjet ndërkombëtare dhe do jetë pjesë e skuadrës deri në vitin 2024.
Mirësevjen në mesin tonë, Amrush”.

