Telenews

LORELA CUBAJ SHQIPTARJA E PARË QË DO TË LUAJË NË NBA PËR FEMRA

Basketbollistja me prejardhje shqiptare, Lorela Cubaj e ka prekur ëndrrën e saj në basketboll e tash i mbetet ta tregojë veten.
Vajza që ka prejardhje nga Shqipëria, por e lindur dhe rritur në shtetin e Italisë, bëhet shqiptarja e parë që ka arritur të futet në ligën më të fortë të basketbollit në botë për femra, WNBA, shkruan AsistiOnline.com
Cubaj, 23 vjeçare është e lindur në Termi të Italisë, derisa ka një gjatësi të konsiderueshme prej 193 centimetrave dhe luan në pozitën 5.
Ajo është përzgjedhur nga skuadra e New York Liberty në raundin e dytë të draftit të WNBA-s, në një këmbim që klubi bëri me ekipin tjetër nga WNBA, Seattle Storm.

Për pesë sezone rresht nga viti 2017 e deri në 2022, basketbollistja me prejardhje shqiptare luajti te kolegji nga ”Georgia Tech”, ku ishte zgjedhur dy herë si lojtarja më e mirë defensive në ligën e kolegjeve nga NCAA1.

Menjëherë pasi u fut në ligën më të fortë në botë, Cubaj ka shkruar se është tejet falënderuese për shansin e dhënë që të jetë pjesë e një ekipi të NBA-së te femrat dhe do të mundohet ta shfryëzojë në maksimum.

Cubaj karrierën si basketbolliste e kishte nisur në vitin 2014, duke ju bashkuar ekipit të Reyer Venezias, ku kishte qëndruar për 3 vjet dhe debutimin në ekipin e parë e kishte në sezonin 2015-16, derisa karrierën në ekipin italian e kishte mbyllur karrierën duke luajtur 41 ndeshje e ku më pas kishte arritur të tërheqë vëmendjen e disa universiteteve amerikane, ku pasi përfundoi eksperiencën e saj në Venecia në vitin 2017, vendosi të ndjekë studimet në institutin e Teknologjisë në Georgia, ku edhe luajti basketboll me ekipin e femrave.

Statistikat e deritanishme në karrierën e saj janë, 10 pikë, 11.1 kërcime, 2.6 asiste, 1.3 vjedhje topash e 1.1 bllokada.
Vlen të ceket se qendra me prejardhje shqiptare, mbron ngjyrat e Kombëtares së Italisë, madje ka kaluar pothuajse në të gjitha grupmoshat e atjeshme të ekipit, duke filluar nga U17, U18, U19, U20 dhe nga viti 2019 edhe me ekipin A.

Sigurisht që kjo mund të quhet arritje e jashtëzakonshme për basketbollin mbarëshqiptar, ngase është hera e parë që një shqiptare, qoftë edhe nga meshkujt arrin të nënshkruajë kontratë profesioniste në këtë rang të basketbollit që është dukshëm më i forti në botë.
Shpresojmë dhe besojmë që kjo vajzë të jetë model i gjeneratave të reja për basketbollistet e reja në Kosovë dhe Shqipëri e të shërbejë si mësim se me punë arrihet çdo gjë. /AsistiOnline.com

Të ngajshme

Kosova kualifikohet në Play-off të Kampionatit Evropian për Esports pas fitores ndaj Danimarkës

KushtrimGuraj

Alonso do të mbajë takim urgjent me dy lojtarë të Real Madridit pas poshtërimit nga PSG

KushtrimGuraj

Fisnik Asllani rinovon me Hoffenheim deri në vitin 2029 – zyrtarizimi në fund të javës

KushtrimGuraj