Luciano Spalleti flet sërish për Edon Zhegrovën: Ai ka talent, nuk dihet kur dhe si shpërthen
Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, foli për Edon Zhegrovën para ndeshjes së Kupës së Italisë kundër Udineses, duke theksuar potencialin e tij edhe pse sulmuesi shqiptar po vjen nga një dëmtim i gjatë.
Ai theksoi se sulmuesi shqiptar ka pasur vështirësi për të marrë minuta gjatë këtij sezoni, shkaku i dëmtimit afatgjatë, por mund të jetë gati për të treguar potencialin e tij në këtë garë.
“Ai nuk kanë luajtur për një kohë tani. Zhegrova po vjen nga një dëmtim i gjatë, ai është një lojtar… një fitil i gjallë. Kur të fillojë, mund të shpërthejë në çdo moment. Ai ka një talent të tillë sa nuk e di kurrë se çfarë do të nxjerrë”, deklaroi Spalletti.
Ai shtoi se krahasimet me futbollin e mëparshëm dhe rolin e numrit 10 janë të natyrshme, por lojtari duhet të matet me forcën e ekipeve dhe nivelin e lojtarëve aktualë.
“Do ta shikoja më shumë gjatë ndeshjes, pasi ende nuk është në formën më të mirë”, përfundoi trajneri italian.
Zhegrova ka gjasa të startojë në ndeshjen ndaj Udineses, që do të ishte ndeshja e parë e tij nga minuta e parë si futbollist i Juventus.

