Telenews

Lufta me Ukrainën, Rusia humb 281 mijë ushtarë

Projekti shtetëror i Ukrainës “Dua të jetoj”, ka publikuar ato që i quan statistika zyrtare të humbjeve ushtarake ruse për tetë muajt e parë të vitit 2025. Sipas të dhënave të marra, Rusia humbi 281,550 ushtarë midis janarit dhe gushtit, duke përfshirë ata të vrarë, të plagosur dhe të zhdukur në aksion.

Raporti përshkruan shkallën e viktimave si të krahasueshme me humbjet sovjetike në ofensivat kryesore të Luftës së Dytë Botërore, transmeton Telegrafi.

Projekti “Dua të jetoj” u krijua nga drejtoria e inteligjencës e Ukrainës dhe synon të ndihmojë ushtarët rusë të dorëzohen në mënyrë të sigurt te Forcat e Armatosura të Ukrainës, dhe të shpëtojnë jetën e tyre.

Nga totali, 86,744 ushtarë rusë u vranë, përfshirë 1,583 oficerë dhe 8,633 të dënuar të rekrutuar nga burgjet. 33,966 të tjerë u listuan si të zhdukur, ndërsa 158,529 u plagosën dhe 2,311 u kapën nga forcat ukrainase.

Të ngajshme

Britania nuk mbështet vendimin për bllokimin e porteve iraniane

Valjeta Turkaj

“Më i lirë ari se nafta”, çmimi kalon mbi 100 dollarë për fuçi

Valjeta Turkaj

Për vetëm 24 orë në Kosovë, 34 aksidente, mbi 2000 gjoba dhe 15 arrestime

Valjeta Turkaj