Telenews

Lufthansa shtrëngon rregullat për mbajtjen e “power bank”-ëve dhe baterive brenda kabinës

lufthansa-shtrengon-rregullat-per-mbajtjen-e-“power-bank”-eve-dhe-baterive-brenda-kabines

Lufthansa shtrëngon rregullat për mbajtjen e “power bank”-ëve dhe baterive brenda kabinës

Lufthansa ka vendosur kufizime të reja për përdorimin e “power bank”-ëve dhe baterive gjatë fluturimeve pas disa incidenteve me zjarre.

Siç bëhet e ditur, pasagjerët nuk mund të karikojnë pajisjet përmes sistemit të informacionit në bord dhe nuk mund t’i vendosin bateritë në bagazhet mbi karrige.

Gjithashtu, “power bank”-ët duhet të mbahen në dorë ose nën sedilje dhe kapaciteti i tyre maksimal është 100 watt-orë (27,000 mAh).

Çdo pasagjer mund të marrë vetëm dy bateri dhe bateritë më të mëdha kërkojnë miratim paraprak nga kompania ajrore.

Rregullat vlejnë për të gjitha fluturimet e Lufthansa-s dhe linjat e saj partnere, si Swiss, Eurowings dhe Austrian Airlines.

Ky ndryshim pason rekomandimet e Agjencisë Evropiane të Sigurisë në Aviacion (EASA) pas një zjarri me power bank në një aeroplan Air Busan që dëmtoi 27 persona.

Të ngajshme

Së shpejti në treg telefoni me baterinë që i zgjat një muaj

KushtrimGuraj

Së shpejti në treg telefoni me baterinë që i zgjat një muaj

Valjeta Turkaj

Pas një gjobe 120 mln eurosh, platforma X e Elon Musk-ut ndryshon sistemin e saj të përdoruesve në BE

KushtrimGuraj