Telenews

Luhet në Suharekë dhe Prishtinë – Dy super sfida zhvillohen sot në Superligë

luhet-ne-suhareke-dhe-prishtine-–-dy-super-sfida-zhvillohen-sot-ne-superlige

Xhiro e 30-të në Albi Mall Superligë vazhdon sot me dy ndeshje shumë interesante që janë në program për të luajtur.

Do të luhet në Suharekë dhe Prishtinë, me katër skuadra që janë në kërkim të pikëve të plota.

Ndeshja e parë e ditës së sotme luhet në Suharekë, ku Suhareka pret liderin aktual Dritën me fillim nga ora 15:00.

Vendasit kërkojnë pikët e para ndaj bardhekaltërve këtë sezon pasi në tre ndeshjet e zhvilluara i kanë takuar Dritës.

Në anën tjetër Drita synon tre pikët për të vazhduar rrugëtimin drejt titullit kampion.

E me fillim nga ora 20:00 luhet në kryeqytet, ku në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, Prishtina pret Ferizajn.

Dy skuadrat bardhekaltër kanë nevojë të madhe për pikë pasi ende nuk janë të qeta sa i përket mbijetesës, por pikët i nevojiten të dyja skuadrave për të bërë hap para drejt një vend që i dërgojnë në Evropë. /Telegrafi/

Albi Mall Superliga – Xhiro e 30-të

15:00 Suhareka – Drita
20:00 Prishtina – Ferizaj

Të ngajshme

Messi gati sa nuk shënoi golin e sezonit mbrëmë

KushtrimGuraj

Man City me fitore në çastet e fundit naj Evertonit

Donat Hashani

Llapi merr fitore të madhe në udhëtim te Malisheva

Donat Hashani