aris Saint-Germain fitoi Ligën e Kampionëve për herë të parë të shtunën, dhe në pasojat e kësaj fitoreje, shumëkush u fokusua te Kylian Mbappe.
Sulmuesi francez, tashmë lojtar i Real Madridit, u largua verën e kaluar pas një qëndrimi shtatëvjeçar në ‘Parkun e Princave’, pa arritur ta fitojë këtë trofe, një fakt që është vënë në pah gjerësisht gjatë 16 orëve të fundit.
Mbappe dërgoi një mesazh urimi për ish-klubin e tij pas fitores 5-0 ndaj Interit, ndërsa në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri i PSG-së, Luis Enrique, foli për lojtarin e përfaqësueses franceze.
Sipas Diario AS, Enrique pranoi se do të kishte preferuar ta kishte ende Mbappen në skuadër.
“Do të na kishte pëlqyer ta kishim, por ai mori një vendim tjetër që ne e kemi pranuar. Detyra e trajnerit është t’i bëjë lojtarët të besojnë se është e mundur”.
“Kemi treguar se kemi yje falë ekipit, jo anasjelltas. Tani duhet të mendojmë për Kupën e Botës për Klube dhe të përforcojmë skuadrën”.
Luis Enrique gjithashtu foli për ish-lojtarin e Barcelonës, Ousmane Dembélé, të cilin e konsideron si favorit të qartë për të fituar Topin e Artë 2025, pas kontributit të tij në fitoren historike të trefisht të PSG-së.
“Unë do t’ia jepja Topin e Artë Dembeles për mënyrën se si ka ndihmuar në mbrojtje. Kjo do të thotë të udhëheqësh një skuadër”.
“Ai e meriton Topin e Artë pa asnjë dyshim. Jo vetëm për titujt apo golat. Veçanërisht për mënyrën se si u mbrojt sot”, përfundoi tekniku spnjoll.