Telenews

PSG nxjerr në shitje dy sulmuesit e tyre

Pas fitores së Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germain po planifikon një rifreskim të skuadrës për sezonin e ri.

Klubi francez ka vendosur të ndalet te lojtarët që nuk kanë pasur shumë hapësirë dhe tashmë ka identifikuar dy emra kryesorë për shitje.

Bëhet fjalë për sulmuesin portugez Gonçalo Ramos dhe sulmuesin korean Lee Kang-in, të cilët pritet të largohen nëse mbërrijnë ofertat e duhura.

Ramos ka zhvilluar 41 ndeshje këtë sezon, duke shënuar 18 gola e dhënë 6 asistime në 1,631 minuta. Ndërkohë, Lee është paraqitur në 45 ndeshje, me 6 gola dhe 6 asiste në 2,397 minuta.

Të dy iu bashkuan PSG-së gjatë sezonit 2023/24, ku Lee erdhi nga Mallorca për 22 milionë euro, ndërsa Ramos nga Benfica për 65 milionë euro, gjashtë muaj më vonë.

Të dy lojtarët kanë kontrata të vlefshme deri në vitin 2028, por klubi nuk i konsideron më si pjesë të planit afatgjatë.

Aktualisht, PSG nuk ka pranuar asnjë ofertë zyrtare për Ramos apo Lee, por është e hapur për negociata gjatë merkatos së verës.

Të ngajshme

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj