Telenews

Luiz Ejlli publikon video duke kënduar ‘live’, teksa vazhdon xhirimet e filmit në Korçë

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli mbetet në qendër të vëmendjes me secilin veprim që bën.

Këngëtari nga Shkodra përveç fitores në formatin e BBVA, tashmë po vazhdon të jetë i angazhuar edhe me projektet të tjera.

Krahas koncerteve dhe mbrëmjeve muzikore, Luizi aktualisht po bën xhirimet e një filmi përkrah aktores Olta Gixhari.

Ndërsa xhirimet po bëhen në Korçë, nga atje Luizi ka publikuar edhe një video ku shihet teksa perfomon live.

Ejlli ka mahnitur me zërin e tij unik, ndërsa këndonte mes një grupi vajzash dhe djemësh artistë, për të cilët edhe i quajti të talentuar.

“Shqipëria ka plot djem dhe vajza të talentuar. Faleminderit Korça”, ka shkruar Luizi.

Ndërsa xhirimet po bëhen në Korçë, nga atje Luizi ka publikuar edhe një video ku shihet teksa perfomon live.

Ejlli ka mahnitur me zërin e tij unik, ndërsa këndonte mes një grupi vajzash dhe djemësh artistë, për të cilët edhe i quajti të talentuar.

 

Të ngajshme

Legjendari Rowan Atkinson feston ditëlindjen e 71-të: Fakte të pazakonta për jetën e tij

Valjeta Turkaj

Publikohet një fotografi e rrallë e Dua Lipës, me prindërit

Valjeta Turkaj

Si martesa iu kthye në ferr – rrëfimi prekës i Hygerta Sakos

KushtrimGuraj