Sonte do të zhvillohet nata e dytë e “Eurovizion Song Contest 2023” ku në mesin e 16 shteteve konkurrente është edhe Shqipëria me këngëtaren Albina dhe Familjen Kelmendi me këngën “Duje”.
Artistja shqiptare bashkë me familjen e saj interpretojnë këngën “Duje” dhe janë të 14-tët me radhë në mbrëmjen e sotme.
Shumë emra të njohur dhe artistët të njohur kanë kërkuar që të votohet për përfaqësuesen e Shqipërisë që të arrijë të kualifikohet në finalen e madhe.
Në mesin e tyre edhe këngëtari shkodran dhe fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli, i cili ka shfrytëzuar llogarinë e tij të Instagramit për të kërkuar mbështetje për Shqipërinë në Eurovision.
“Të tregojmë të gjithë që jemi familje e madhe, votoni Albinen”, ka shkruar Luizi.

Kujtojmë që Ejlli ishte përfaqësuesi i Shqipërisë në “Eurovision 2006” me këngë “Zjarr e ftohtë”.
Ndërkohë, theksojmë që gjysmëfinalja e parë e “Eurovision 2023” u mbajt të martën dhe 10-të shtete tashmë janë kualifikuar, ndërkohë finalja e madhe zhvillohet të shtunën, më 13 maj.

