Telenews

Lula da Silva bëhet president i Brazilit për herë të tretë

lula-da-silva-behet-president-i-brazilit-per-here-te-trete

Administrata zgjedhore e Brazilit njoftoi se Luiz Inacio Lula da Silva i Partisë së Punëtorëve të majtë mposhti presidentin aktual Jair Bolsonaro për t’u bërë presidenti i ri i vendit.

Pas numërimit të 98.8 për qind të votave, da Silva fitoi 50.8 për qind dhe Bolsonaro 49.2 për qind.

Autoritetet zgjedhore njoftuan se fitorja e da Silvës ishte matematikisht e sigurt.

Da Silva, ish-presidenti i vendit nga viti 2003 deri në 2010, ka premtuar të rivendosë të kaluarën më të begatë të vendit, por përballet me pengesa në një shoqëri të polarizuar.

Ky është një kthim mahnitës në pushtet për da Silva, 77-vjeç, pasi dënimi i tij me burg në vitin 2018 për një skandal korrupsioni e pengoi të merrte pjesë në zgjedhjet e atij viti dhe hapi rrugën për fitoren e kandidatit të atëhershëm Bolsonaro dhe katër vjet politikë të ekstremit të djathtë.

Të ngajshme

Trump: Nuk jam kundër fabrikave kineze të makinave në SHBA, mjafton të punësojnë amerikanë

Yllka Gashi

25 vjet pas sulmeve të 11 Shtatorit, Kosova në solidaritet me SHBA-në –

KushtrimGuraj

Detaje nga aksidenti tragjik në Zvicër: 5 viktima, 40 të lënduar

Yllka Gashi