Dje në njërën prej studiove në emisionet e sportit në Kosovë, ishte i ftuar edhe kryetari i ”Dardanëve” Lulzum Berisha.
Gjatë diskutimit, foli edhe kryetari i “Dardanëve”, Lulzim Berisha, i cili dha detaje nga rroga e tij e shumë-përfolur, që ka marrë nga FFK-ja.
“Kontrata ime me FFK-në s’është e msheftë. Është e vitit 2021. Jam anëtar i kryesisë së Ligës së Veteranëve të futbollit. Ajo kryesi është e përbërë prej 21 anëtarëve. Çdo vit, një anëtar i ndryshëm merr pagë nga FFK-ja. Radha ime ka qenë më 2021. Kontrata është dhënë nga ish-sekretari, Eroll Salihu dhe kryetari, Agim Ademi”, tha ai.

