Telenews

Lulzim Abazi i bindur se Ferizaji do të kthehet te rezultatet pozitive, flet për trajnerin e ri dhe merkaton

Skuadra e Ferizajt po kalon ditë të vështira në elitën e futbollit kosovar.

Kur jemi 13 xhiro nga fillimi i stinorit 2022/23, ekipi ferizajas gjendet i fundit në tabelë me vetëm 8 pikë të grumbulluara dhe kurrsesi s’po e gjen formën e dëshiruar.

Në lidhje me këto telashe në të cilat po has Ferizaji, Telenews.al ka realizuar një intervistë me Presidentin e klubit, Lulzim Abazi i cili foli shumë gjëra, rreth ekipit që po udhëheq prej afro dy vitesh.

I njoftuar për gjendjen shume të keqe në të cilën e mori klubin në dorë dhe arriti ta inkuadrojë në Superligë, kreu i Ferizajit fillimisht tregoi se ku e gjeti këtë motiv ta marrë drejtimin në atë gjendje dhe të arrijë ta mobilizojë.

Klubin kur e morëm para më shumë se një viti, ishte në gjendje të rëndë. Si në aspektin financiar, ashtu edhe infrastrukturor. Në pyetjen tuaj rreth motivit, unë mund të them se inkuadrimi im dhe ndryshimi i kryesisë ishte nevojë e kohës. Unë me kënaqësi e bëj këtë punë, sepse qytetarët e këtij qyteti e meritojnë një organizim të mirë dhe një skuadër konkuruese që i bën nder qytetit tonë. Gjeneratat e reja e meritojnë një klub, ku ata do e kenë mundësinë që të promovohen në nivelet më të larta”.

Ekipi i Ferizaji momentalisht po kalon në formë goxha të dobët, por numri një i Ferizajit shprehet i bindur se klubi që ai udhëheq, do të dalë shpejtë nga kjo situatë.

Forma e ekipit nuk është treguesi i vërtetë i forcës së këtyre djemëve. Në shumë ndeshje neve na ka munguar fati dhe nuk është se kemi zhvilluar ndeshje të dobëta. Thjesht ne kemi lëshuar shume pikë në minutat shtesë. Unë jo që besoj, por jam i bindur se ky momentum jo i mirë, do të kalojë shumë shpejtë dhe ne do ju rikthehemi pikëve e ndeshjeve të mira”, thotë Abazi.

Me dorëheqjen e Arbnor Morinës, drejtuesit e klubit e kanë angazhuar në krye të skuadrës një trajner kroat. Pse e përzgjodhën një kroat dhe a besojnë që do të jetë ky njeri, që do ta kthejë klubin te rezultatet pozitive e shpjegon kreu i klubit.

Përzgjedhjen e trajnerit kroat e kam thënë edhe në konferencën e prezantimit. Kemi dashur që të instalojmë një mentalitet kroat në ekipen tonë. Ne besojmë në aftësite e trajnerit Panadic, nuk e kemi marrë për 1 muaj, por për një kohë që edhe ai ka nevojë që të stabilizohet me ekipin e sidomos me ligën”, shprehet ai.

Natyrisht që forma e dobët e ekipit më së shumti i preokupon tifozët e klubit, porse a do të ndërhyjë Ferizaji në merkato?

Unë jam i fokusuar në lojtarët aktualë që i kemi, sepse ne e kemi nisur stinorin me këtë përbërje të lojtarëve. Por, kjo nuk do të thotë se përjashtojmë ardhjen e lojtarëve të rinjë. Së bashku me trajnerin dhe kryesinë, sigurisht se do shqyrtojmë pozicionet ku kemi performuar pak më dobët dhe aty ku do jetë e nevojshme do të intervenojmë”, tregon Abazi.

Krejt në fund, ai ka edhe një mesazh të fuqishëm për tifozët dhe lojtarët e klubit të Ferizajit.

Mesazhi im per lojtarët është se si president i klubit e kanë përkrahjen time të parezervë në secilën paraqitje, sepse besimi e pritja për ta, janë shumë të mëdha. Ndërsa për tifozët, për të cilët kam respekt maksimal, të besojnë në punën tonë sepse jam i bindur se do të ia dalim së bashku me përkrahjen e tyre”, u shpreh i bindur në fund të intervistës, presidenti i Ferizajit, Lulzim Abazi.

/Telenews.al/

Të ngajshme

Gol dhe asist, Qazim Laçi në 11-shen e javës në Superligë

Valjeta Turkaj

Rrahmani shënon gol në Çeki me Sparta Pragën

Rrezarta Ramaj

Do jetë fans i Mercedesit, Messi me familja shkojnë për të shikuar garën e Formula 1

Rrezarta Ramaj