Telenews

Lulzim Hetemi e bën gjumin edhe sonte në objektin e komunës së Leposaviqit

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, po vazhdon t’i kalojë netët në objektin e Komunës. Ai ka thënë se është nata e dytë e tij, që do ta kalojë në objektin e komunës së Leposaviqit. Ai thotë se netët po i kalon në komunë, me qëllim që mos ta provokojë situatën.

”Në Komunë ka me flejt dhe sonte, për të mos e provokuar situatën. Parmbrëmë jam kanë në shtëpi, ndërsa mbrëmë dhe sonte ka me bujt në komunë, kështu që sonte është nata e dytë. Këtë po e bëjë për shkak të situatës, shkaku i provokimeve s’po mund të dal”, tha ai.

Ndërsa thotë se nuk e ka aspak të vështirë, që ta kalojë natën në vendin e tij të punës, në objektin e Komunës.

“Nuk e kam vështirë të fle këtu, mirë është. Kështu është gjendja s’kemi çfarë të bëjmë”, i tha ai Indeksonline.

Ndryshe, kryetarët e rinj të komunave të veriut, kanë hasur në rezistencë të serbeve lokal, në momentin kur ata kanë kanë dashur të fillojnë punën në objektet komunale. Protestat e serbeve lokal duke i kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptar, po vazhdojnë tash e sa ditë, në tri komunat veriore.

Të ngajshme

Nëna Rukë tregon se si ju “flet” djemve të saj dëshmorë: “O moj nanë, po diell i mirë ju paska ra”

Rrezarta Ramaj

KFOR-i rrit gatishmërinë, zhvillon marshime sfiduese në terrenet malore të Kosovës

Rrezarta Ramaj

OVL e UÇK-së i ka disa fjalë për Epopenë e Dukagjinit

Rrezarta Ramaj