Telenews

Lum Bajraktari niset për Turqi, paratë iu mblodhën pa u bërë 48 orë

Janë mbledhur mjetet për shërim për Lum Bajraktarin nga Peja, i cili është diagnostifikuar me Leukemi Akute.

Familjarët e tij e kanë dhënë lajmin për mbledhjen e mjeteve për shërim, duke bërë të ditur se Lumi është nisur për Turqi.

Njoftimi nga familjarët ku kërkonin ndihmën e qytetarëve u bë të martën në mbrëmje, dhe shuma prej 155 mijë eurosh u mblodh pa kaluar akoma 48 orë.

“Dua të iu informoj se paratë për Lumin tonë, janë grumbulluar. Shumë falënderime nga thellësia e zemrës për krejt familjartë, miqtë, dashamirtë, çdo shqiptar dhe çdo zemër të mirë, që na u bë krah në këto ditë të vështira për ne. Lumi po niset drejt Turqisë”, thuhet në njoftimin e një familjari të Lumit.

Të ngajshme

Policia bastisë një shtëpi në Prizren, dyshohet për tentim-vrasje!

Yllka Gashi

Koci avokatëve të krerëve të UÇK-së: I morët 40 milionë euro, tregoni çka ndodhi?

Yllka Gashi

Misetic thotë se Specialja i shpalli në masë të madhe kriminale metodat e UÇK për arritjen e pavarësisë: Kaq larg s’shkoi as prokuroria

Yllka Gashi