Telenews

Lumbardhi pasi iu bashkua LDK-së: I besoj Abdixhikut, jam në duar të mira

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu, ka folur për herë të parë pasi iu bashkua LDK-së.

Në emisionin “Kosova today” në Klan Kosova, Salihu tha se e ka menduar mirë hyrjen e tij në politikë, dhe u shpreh i bindur se me liderin e LDK-së, do ta çojnë vendin përpara.

“Me Lumirin lider që ka elemente fenomenale me qenë kryeministër i ardhshëm i Kosovës. Rinia dhe sporti do të jenë temat kryesore për mua. Dua të jem shembull për të rinjtë. LDK është adresë për të rinjtë. Mundësinë që ma dha LDK-ja dua t’u tregojë të rinjve që Kosovën nuk duhet ta braktisin. Nuk futem diku me u djeg nëse nuk jam i sigurt, besoj në LDK-në, besoj në Abdixhikun, jam në duar të mira”, tha Salihu.

Të ngajshme

Xhuli publikon një fotografi të ëmbël me binjakët e saj: “Bekim i dyfishtë”

Rrezarta Ramaj

2026 “Fundi i botës” më 13 nëntor 2026? Çfarë parashikonte studimi i revistës “Science” në vitin 1960

Rrezarta Ramaj

Arjola Demiri rrëfen dramën e martesës dhe divorcit: “Kam duruar 6 vite, kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës!”

Rrezarta Ramaj