Telenews

Lushtaku i reagon Sveçlës: Si dezertor i luftës që je, nuk mund të flasësh për burrëri

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, i ka reaguar ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës, pas deklaratave të këtij të fundit për incidentin me Hysni Mehanin, zëvendësministrin në detyrë.

Lushtaku me anë të një postimi në ‘Facebook’ e ka quajtur Sveçlën “dezertor të luftës”, duke thënë se në kohe lufte vendosi të ikë.

“Si dezertori i luftës që je, nuk mund të flasësh për burrëri. Ka qenë koha për secilin prej nesh për të treguar burrëri gjatë asaj periudhe. Fatkeqësisht, ti zgjodhe të ikësh.

Si ministër qe je, e ke keqpërdorur policinë e Kosovës dhe njësinë speciale të saj përmes urdhrave politik nga shefi yt për shtetrrethimin e Skenderajt mbrëmjen e 14 majit. Xhelal, kanë ikur ata që kanë bërë shtetrrethime në Kosovë e shpejt do të ikësh edhe ti”, deklaroi Lushtaku.

Të ngajshme

Thirrja nga Drenica e Kuqe, Leonora Jakupi: Shi­hemi më 12 shtator, ta mbrojmë historinë tonë më të lavdishme –

KushtrimGuraj

Gjesti pas dënimit me dy vjet burgim me kusht: Ai i pari e ka nxjerrë armën, s’do të dorëzohem

Yllka Gashi

Haradinaj për 27-vjetorin e Policisë: Është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit

Yllka Gashi