Telenews

Lushtaku: Nuk marrim pjesë në votim derisa nuk kemi një zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën

Deputeti nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka deklaruar se kjo parti nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme konstituive të Kuvendit“  Sigurisht që qëndrimet e mia janë edhe ato të Partisë Demokratike të Kosovës, ne nuk do të marrim pjesë në votim derisa nuk kemi një zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën dhe sigurisht që zgjidhje e qëndrueshme për Kosovën është zgjedhja e kryeministrit Bedri Hamza si udhëheqës i qeverisë së Kosovës”, tha ai.

Lushtaku mes tjerash theksoi se janë bërë thirrje të vazhdueshme ndaj partive tjera politike për të qëndruar në përputhje me premtimet publike sa i përket refuzimit të një mandati të tretë për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Nesër nga ora 10:00 pritet që të mbahet seanca konstituive e parlamentit.

Të ngajshme

Rutte deklarohet pas takimit me Zelenskyn

Donat Hashani

Paradite dha dorëheqje nga detyra e ministrit, pasdite njofton nënshkrimin e një Udhëzimi administrativ

Donat Hashani

Osmani pranon letrat kredenciale, ambasador i ri i Malit të Zi në Kosovë do të jetë ky shqiptar

Donat Hashani