Telenews

LUSHTAKU: RIPARIMI I TAVOLINAVE TË DËMTUARA DJE NUK KUSHTON AS 1 MIJË EURO, I GATSHËM TI PAGUAJ DËMET

Deputetët opozitarë në Kuvendin e Kosovës sot zgjodhën të protestojnë me shishe qelqi për shkak të mos themelimit të komisionit hetimor parlamentar për energjinë duke shkaktuar zhurmë e duke pamundësuar vijimin e seancës plenare. Mirëpo, bashkë më zhurmën pati edhe dëmtime të tryezave të Kuvendit.
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i ftuar në Edicionin Special të Klan Kosovës, tha se ky është një dëm i vogël në një rrethanë të tillë politike, kur bëhet fjalë, siç tha ai, për respektimin e kushtetutshmërisë dhe ligjeve të Republikës së Kosovës.
“Besoj që mjeti që ne të arrijmë qëllimin që të respektohet kushtetuta është më i madh sesa vet një dëmtim i vogël, ky dëmtim nuk kushton as 1 mijë euro për të rregulluar këtë dëm që është bërë. Por, është një dëm edhe më i madh që po duam ta parandalojmë”, tha ai.
Lushtaku është treguar i gatshëm që të paguajë vet pjesën e dëmit që shkaktoi me shishet e qelqit.
“Jam i gatshëm të paguaj për dëmin që kam bërë. S’e kam asnjë problem. Qëllimi ka qenë zbardhja e dyshimeve të bazuara për një keqpërdorim miliona eruo nga Qeveria Kurti”, vijoi Lushtaku.

Të ngajshme

Dyshime për varrezë masive në bodrumin e ish-Shkollës Teknike në Obiliq? Policia në vendngjarje

Yllka Gashi

Turqia kritikon organizimin e ceremonisë mortore për “kasapin e Bosnjës” Ratko Mlladiq

Yllka Gashi

‘‘Çka bëjnë fermerët e vegjël’’, Bajrami: Aventurat e Mujës kanë dëmtuar industrinë e qumështit dhe prodhimin vendor

Yllka Gashi