Telenews

Lushtaku shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të dy të rinjve kosovarë në Shëngjin

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen tragjike të jetës së dy të rinjve kosovarë, të cilët humbën jetën në Shëngjin.

Lushtaku tha se me dhimbje të thellë e ka pranuar lajmin për vdekjen e të riut Leonit Aliu nga Rezalla e Skenderajt, i cili humbi jetën tragjikisht në Shëngjin të Shqipërisë.

Ai u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Aliu, të afërmve dhe miqve të të ndjerit, duke theksuar se kujtimi për Leonitin do të mbetet i përjetshëm.

Njëkohësisht, kreu i Skenderajt u solidarizua edhe me familjen Binaku nga Gllobari i Drenasit për humbjen e birit të tyre, Jetmir Binaku, i cili gjithashtu humbi jetën në këtë ngjarje tragjike.

“Dhimbja juaj është dhimbje e të gjithë neve. Zoti u dhashtë forcë familjeve Aliu dhe Binaku për ta përballuar këtë humbje të madhe”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit të Lushtakut.

Të ngajshme

Dafina Dauti publikon këngën e re “Kosova Po Pret”, me tekst nga Bediha Emini

Rrezarta Ramaj

E pazakontë në Vushtrri: 31-vjeçari gjen në mal karikator me 29 fishekë – Policia nis hetimet –

KushtrimGuraj

Kurti viziton familjen e Laurent Krasniqit, i shpreh ngushëllime për humbjen tragjike –

KushtrimGuraj