Telenews

Lutfi Haziri: Mozziku është bërë dhëndri im i ri

Prezantuesja Lotina Haziri që një kohë po shijon një lidhje dashurie me reperin nga Ferizaj, Mozzik.

Dyshja kanë konfirmuar romancën përmes rrjeteve sociale, duke publikuar fotografi nga vende të njëjta.

Lotina në ndërkohë është edhe vajza e nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Hazirit.

Politikani në një emision televiziv së fundmi është pyetur për marrëdhënien e vajzës së tij me artistin e njohur.

“Ai ka qenë fans i Kadri Veselit, tani me siguri është i yti”, ka qenë pyetja që iu parashtrua nga moderatori i programit

“Nuk e di fans i kujt është, edhe mundet me e ruajt atë, por Mozziku është bërë dhëndri im i ri”, u shpreh ai.

 

 

Të ngajshme

“Nuk erdha për para”, Zlatko Dalic pasi emërohet trajner i Emirateve të Bashkuara Arabe

Yllka Gashi

Rrëfimi që shqetësoi fansat e BTS: V zbulon se ka humbje dëgjimi në njërin vesh

Yllka Gashi

Vazhdon “beteja” Swift-Trump, muzika e saj hiqet nga videot e presidentit

Yllka Gashi