Telenews

LVV-ja reagon pas alarmit të Macron për vizat, pohon se do të ndodh me 1 janar

Reagime të shumta ka ngjallur deklarata e presidentit francez, Emmanuel Macron.

Ai sot paralajmëroi se do të ketë masa ndaj Kosovës e Serbisë, nëse ato nuk sillen me përgjegjësi në dialog.

Ai tha se Franca të hënën do t’i rishikojë zotimet që i ka bërë për çështje ekonomike dhe politika të vizave.

“Franca dhe Gjermania i kanë bërë premtimet e tyre për politikat e vizave dhe çështjet tjera ekonomike, të cilat do të rishikohen nëse të dy palët nuk sillen me përgjegjësi. Ne duhet të jemi tejet kujdesshëm në këtë drejtim, posaçërisht kur stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është në rrezik”, tha Macron.

Lidhur me mundësinë e shqyrtimit të liberalizimit të vizave për Kosovën, ka folur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha.

Ai thotë se s’do të ketë shqyrtim të liberalizimit të vizave dhe se kjo çështje është e përfunduar e hyn në fuqi me 1 janar.

“Nuk mendoj që liberalizimi i vizave do të rishqyrtohet. Kjo çështje është e përfunduar dhe me 1 janar do të hyjë në fuqi”, shprehet Batusha.

Të ngajshme

Ky është Raif Aliu, 47-vjeçari që humbi jetën në Drenas

Rrezarta Ramaj

Prishtina nikoqire e konferencës ndërkombëtare për publikimin digjital të statistikave

Rrezarta Ramaj

Gucati me dedikim prekës për vajzën e tij: Pusho në dritë, do mbetesh gjithmonë brenda meje!

Rrezarta Ramaj