Telenews

LVV: Lufta kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovë, në çdo raport ndërkombëtar

Lëvizja Vetëvendosje, thotë se Republika e Kosovës asnjëherë nuk ka pasur imazh më të mirë që vjen si rezultat direkt i qasjes së re për të ndërruar kursin e qeverisjes me vendin.

Sipas partisë që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti, lufta ndaj krimit e korrupsionit dhe demokratizimi institucional tashmë po evidentohen në çdo raport ndërkombëtar.

“Raporti i Parlamentit Evropian për Kosovën thekson se Republika e Kosovës ka bërë përparim thelbësor në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thotë LVV përmes një postimi në Facebook.

Sipas kësaj partie, në këtë raport fjala ‘’korrupsion’’ përmendet vetëm 5 herë dhe atë nën konotacionin pozitiv të luftës ndaj këtij fenomeni./

Të ngajshme

U aksidentua më 14 gusht, i riu vdes në QKUK

Rrezarta Ramaj

Vdes tragjikisht në aksident trafiku një kosovar në Finlandë

Rrezarta Ramaj

Bebe Rexha dhuron spektakël në New York

Yllka Gashi