Telenews

“Ma lakun emrin me vnerë e jo me rasa”, Tayna publikon “Si ai”

“Si ai” titullohet projekti më i ri muzikor i Taynas. Kënga me videoklip u publikua të hënën, me tekst dhe melodi nga vetë këngëtarja.

Dorentina Shala, e njohur si “Tayna”, këtë projekt e ka lansuar në një kanal tjetër në Youtube me emrin e saj, për dallim nga projektet e kaluar që i ka publikuar në “Friends Entertainment”.

Ky projekt i veçantë i Taynës nis me një poezi që e ka titulluar “Vetëdija”.

Ajo vjen me një poezi emocionuese, në të cilën, shprehet me fjalë zemre.

Teksti dhe melodia u realizua nga vetë këngëtarja me producim nga Benny Bee.

Për “beat”-in u përkujdes Black Eagle Beats e me miksim dhe masterizim nga Adam Piastowski.

“Poem”, “Vetëdija” I kom pa krejt mesazhet e juja kur nuk kam qenë aktive edhe ma keni mbush zemrën mal çdo ditë. Sa ju kom mungu juve, aq ma shumë m’keni mungu ju mu. Kjo poem është dhuratë prej fjalëve të shpirtit tem për shpirtin e juj”, ka shkruar Tayna në rrjetin social “Instagram”.

source

Të ngajshme

Kush do të shpëtojë nga televotimi i parë në BBVK5?

Rrezarta Ramaj

Dua Lipa shfaqet me Chanel nga koka te këmbët, duket për mrekulli

Rrezarta Ramaj

Violetë Kukaj mahnit me paraqitjen e saj, shfaqet me veshje dhe aksesorë tradicionalë

Rrezarta Ramaj