Presidenti i Francës, Emmnauel Macron e ka telefonuar sot kreun e Rusisë, Vladimir Putinin.
Në bisedën e zhvilluar me telefon, Macron pohon se i ka thënë qartë Putinit që mos ti sulmojë civilët në pushtimin që po e zhvillojnë trupat e tij në Ukrainë.
“Me fillimin e diskutimeve midis delegacioneve ruse dhe ukrainase, i kërkova të ndalojë të gjitha sulmet dhe sulmet ndaj civilëve dhe zonave të banuara, të ruajë të gjithë infrastrukturën civile dhe të sigurojë rrugët kryesore. Ai konfirmoi gatishmërinë e tij për t’u përkushtuar në këto pika. Kërkova respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe mbrojtjen e popullatës civile, siç është dhënia e ndihmave. Në lidhje me këtë, Franca paraqiti një rezolutë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Për të parandaluar përkeqësimin e situatës, i sugjerova Presidentit Putin që të qëndrojmë në kontakt gjatë ditëve në vijim. Ne do të vazhdojmë diskutimet tona”.
https://www.facebook.com/EmmanuelMacron/posts/515933403221914