Kosova do ta nisë sot, ciklin e kualifikimeve për Kampionatin Evropian, ku do të përballet me Izraelin, në Tel Aviv.
Ndeshja do të zhvillohet në Tel Aviv, me fillim nga ora 18:00.
Klubi ku luan Vedat Muriqi, Mallorca, ka postuar një foto të tij dhe Milot Rashicës, gjatë stërvitjeve.
“Të fokusuar”, ka shkruar klubi spanjoll, një orë para fillimit të ndeshjes.


