Maluma ka performuar disa prej hiteve të tij më të njohura, teksa në skenë u ngjit bashkë me ekipin e valltareve.
Për koncertin e natës së sotëm, Maluma fillimisht në skenë doli i veshur me një xhaketë me ngjyrë të gjelbër dhe bluzë të zezë të kombinuar me pantallona gri me shkëlqim, ndërsa përshtati dukjen me një palë syze të bardha dielli, për të ndryshuar gjatë mbrëmjes edhe veshje të tjera.
Me një përformanca energjike në skenën, duke kënduar e vallëzuar edhe publiku bashkë me të, Maluma mbylli një tjetër koncert të suksesshme.
Pas përfundimit të koncertit, Maluma ka ndarë pamje nga performanca edhe për fansat e tij në Instagram.
“Jemi këtu në Tiranë, ju dua”, ka thënë ylli i hitit “Corazon”.
Theksojmë që koncerti i 28-vjeçarit në Shqipëri vjen në kuadër të turneut të tij evropian “Papi Juancho”.
Kujtojmë që performanca e tij ishte parashikuar të mbahej në po të njëjtën datë para dy vitesh por u shty dy herë radhazi për shkak të pandemisë së COVID-19.