Telenews

Manchester City ndalet në barazim nga West Hami

Manchester City është ndalur me barazim nga West Ham United, në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të dhe të parafundit për këtë sezon në Premierligë.
Ndeshja e zhvilluar sot në “London Stadium” ka përfunduar me rezultatin 2:2.
Jarrod Bowen shënoi të dy golat për vendasit, në minutat 24 dhe 45.
Jack Grealish (49’) dhe Vladimir Coufal (69’ – autogol) shënuan për “Qytetarët”.

Kampioni në fuqi anglez kishte mundësi të e fitonte krejtësisht ndeshjen, por Riyad Mahrez nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 86-të.
Manchester City me 90 pikë është lider në tabelë, me katër pikë më shumë se Liverpooli që renditet i dyti, por “Të Kuqtë” tani janë me një ndeshje më pak.
West Hami renditet i shtati me 56 pikë.

Të ngajshme

Një tjetër gol drejt historisë, Ronaldo i afrohet shifrës së 1.000 realizimeve –

KushtrimGuraj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj

Messi: Dua të kujtohem si sportist që luftoi gjithmonë për ëndrrat e tij –

KushtrimGuraj