Telenews

Manchester United bën edhe një goditje të bujshme, transferon Antonyn nga Ajaxi

Manchester United ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Ajaxin, për transferimin e Antonyt.

Në njoftimin e Unitedit thuhet se lojtari fillimisht do t’u nënshtrohet testeve mjeëkosre përpara se të nënshkruajë kontratën.

“Manchester United ka arritur marrëveshje me Ajax-in për transferimin e Antony-t, me kusht që të kalojnë testet mjekësore, kushtet e lojtarëve që po finalizohen dhe lejen ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Brazilani do të kalojë në “Old Trafford” për rreth 100 milionë euro, duke përfshirë edhe bonuset.

Antony ka 31 gola dhe 27 asistime në 134 paraqitje për Ajax dhe Sao Paulo, dhe dy gola dhe dy asistime në nëntë paraqitje për Brazilin.

Ai ka fituar dy tituj të Eredivisie dhe një medalje të artë në Lojërat Olimpike Verore 2020.

Të ngajshme

Yamal: Nuk luaj futboll për para, por sepse më pëlqen –

KushtrimGuraj

“Free Xhaka”, tifozët zviceranë i dalin në krah Granit Xhakës në ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut –

KushtrimGuraj

Edhe Austria me mungesa, dy yjet e saj nuk luajnë ndaj Kosovës –

KushtrimGuraj