Manchester City e ka fituar derbin e qytetit, ndaj rivalit të përbetuar, Manchester Unitedit.
“Qytetarët” morën një fitore bindëse 3:0, në “Etihad Stadium”.
Golin e parë të ndeshjes e shënoi Phil Foden në minutën e 18-të të ndeshjes.
Me këtë rezultat, përfundoj pjesa e parë, teksa në të dytë në skenë doli Erling Haaland.
Norvegjezi shënoi dy gola tjerë, duke i dhuruar skuadrës së tij një fitore prej 3:0.
Skuadra e Pep Guardioles, i kthehet fitores pasi kishin dy humbje radhazi në tri xhirot hapëse të sezonit.
Ndërkohë, kjo është humbja e dytë e Unitedit këtë sezon.