Telenews

Kuvendi i Rregullt dhe Zgjedhor i Klubit të Volejbollit “Fushë Kosova” përfundon me sukses, organet e reja udhëheqëse zgjidhen për mandatin e ri

Klubi i Volejbollit “Fushë Kosova” mbajti me sukses Kuvendin e Rregullt të Punës dhe atë Zgjedhor, në përputhje me Ligjin Nr. 08/L-277 për Sport dhe Ligjin Nr. 06/L-043 për Lirinë e Shoqërisë Civile. Gjatë punimeve të Kuvendit, delegatët diskutuan dhe miratuan raportin e punës dhe raportin financiar për periudhën e kaluar, si dhe analizuan arritjet dhe sfidat me të cilat është përballur klubi në aktivitetet e tij.

Në saje të punës së palodhshme dhe rezultateve të arritura, kryetarit aktual i besua një mandat i ri, ndërsa u zgjodhën edhe organet e reja drejtuese të klubit, duke siguruar vazhdimësinë dhe zhvillimin e organizimit të brendshëm. Po ashtu, gjatë Kuvendit u harmonizua Statuti i klubit sipas legjislacionit në fuqi, duke garantuar funksionim të qartë dhe të strukturuar të aktiviteteve të Klubit.

Klubi i Volejbollit “Fushë Kosova” riktheu angazhimin e tij për të vazhduar sukseset historike dhe për të arritur objektiva të reja gjatë këtij mandati, duke qëndruar jo vetëm si klubi më i mirë i qytetit, por edhe si një nga klubet me traditë dhe vizion të qartë në zhvillimin e volejbollit në Kosovë.

Delegatët dhe anëtarët e rinj të organeve udhëheqëse u urohen suksese në përmbushjen e objektivave të vendosura dhe angazhimit për avancimin e klubit në arenën sportive lokale dhe kombëtare.

Të ngajshme

Malisheva rikthen “Profën” si trajner

Rrezarta Ramaj

Milan gati të dëgjojë ofertat për Rafael Leao, Manchester United në garë

Rrezarta Ramaj

Spalletti bëhet kinse po ia merr veturën Zhegrovës, ky ishte reagimi i tifozëve

Valjeta Turkaj