Telenews

Yamal mund të qëndrojë në bankë rezervë në Kampionatin Botëror

Selektori i Kombëtares së Spanjës, Luis de la Fuente, ka lënë të hapur mundësinë që talenti i Barcelonës, Lamine Yamal, të mos ketë rol kryesor në fillim të Kampionatit Botëror, për shkak të rikuperimit nga dëmtimi muskulor që e ka lënë jashtë fushave deri në fund të sezonit.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, stafi mjekësor i kombëtares nuk dëshiron të rrezikojë me aktivizimin e tij si titullar që në ndeshjet e para, duke parashikuar minuta të kufizuara për 18-vjeçarin gjatë fazës së grupeve.

Ndërkohë, pritet që Yamal të rikthehet gradualisht në formacionin bazë në fazat me eliminim direkt, ndërsa De la Fuente ka theksuar se edhe lojtarët që nuk janë në 100 për qind të formës fizike mund të kenë ndikim të rëndësishëm në turne.

Të ngajshme

Rezultatet e javës së 11-të në Ligën e Parë: Fitore bindëse për Lirinë, Vjosën dhe Prishtinën e Re

Rrezarta Ramaj

Vedat Muriqi titullar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Sllavia Pragës –

KushtrimGuraj

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj