Telenews

Kombëtarja e Kosovës prezanton fanellat e reja nga Adidas

Federata e Futbollit e Kosovës ka prezantuar fanellat e reja të Kombëtares së Kosovës, të cilat do të përdoren nga cikli i ri i garave evropiane.

Të njëjtat janë prodhuar nga brendi ndërkombëtar Adidas.

Ky zhvillim vjen në kuadër të Skemës së Asistencës për Veshje të UEFA-s, përmes së cilës federatat kombëtare përfitojnë pajisje sportive dhe uniforma cilësore për ndeshje dhe stërvitje.

Sipas FFK-së, veshjet e reja do të jenë të dizajnuara në mënyrë të personalizuar, duke reflektuar identitetin e Kombëtares së Kosovës.

Për dy sezonet e ardhshme, dhjetë kombëtare evropiane, përfshirë edhe Kosovën, do të paraqiten me dizajne unike të Adidas, të zhvilluara në bashkëpunim të ngushtë me federatat përkatëse, me qëllim krijimin e identitetit të veçantë vizual për secilën përfaqësuese.

Gjithashtu, FFK do të ketë qasje në shërbimin ekskluziv “Locker Room” të Adidas, i cili mundëson dizajnimin dhe porositjen e veshjeve të personalizuara për ekipet.

Ky shërbim synon të rrisë standardet e performancës sportive dhe të sigurojë një prezantim sa më dinjitoz të përfaqësueses së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Të ngajshme

Lamine Yamal arrin “double-double” me gola dhe asistime –

KushtrimGuraj

Rezultatet e javës së 11-të në Ligën e Parë: Fitore bindëse për Lirinë, Vjosën dhe Prishtinën e Re

Rrezarta Ramaj

Vedat Muriqi titullar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Sllavia Pragës –

KushtrimGuraj