Telenews

Mandl: Është momenti për një marrëveshje që hap rrugën e pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl ka thënë se është koha për një marrëveshje që hap rrugën e pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë.

Mandl përmes një postimi në TWitter ka shkruar se marrëveshja duhet të ketë edhe njohje dhe një të ardhme në paqe për dy vendet.

“Pas 15 vjetësh të pavarësisë së Kosovës, pas 1 viti të telasheve të Serbisë me lirinë dhe paqen që u zbulua globalisht, është koha për një marrëveshje që të hapë rrugën për pajtim, njohje dhe një të ardhme në paqe dhe prosperitet”, ka shkruar Mandl.

Kujtojmë se sot pasdite në Bruksel, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të zhvillojnë takimin e nivelit të lartë në kuadër të dialogut mes dy vendeve të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 1 tetor

Rrezarta Ramaj

Alarm në shkollën e fëmijëve të Harry-t dhe Meghan-it, çfarë ndodhi pas shfaqjes së fotografëve?

Rrezarta Ramaj

Videoklipi i Don Xhonit, jep dorëheqjen drejtori i “Makedoniumit”: Ndjej përgjegjësi morale, ishte lëshim i paqëllimshëm

Rrezarta Ramaj