“Maniak që shikon çdo femër”, Ina kritikohet në rrjet për deklaratën ndaj Stenaldos
Ina Aderi ka eskaluar ndaj Stenaldo Mëhillit duke e akuzuar për disa veprime brenda shtëpisë së Big Brother.
Ajo i thotë se po shikon çdo femër që ndodhet brenda këtij formati, duke e quajtur edhe maniak.
“Kush është palaç o Stenaldo,o maniak që sheh çdo femër që vjen. Ti je maniak që shikon çdo femër, i ndyrë”, iu drejtua Ina.
Foto: Instagram
Këngëtari gjithashtu i hodhi akuza për lidhjen e krijuar me Keijsin në këtë reality shou.
Ajo mori kritika të shumta në rrjet për faktin se Stenaldo është i verbër.
Foto: Instagram
Ndërkaq fjalor të papërshtatshëm në lidhje me artistin ka përdorur edhe Keijsi.
Mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndonjë ndëshkim nga ana e produksionit.

