Telenews

Maqedonci del me sqarim lidhur me deklaratën se sinjalet për sulme shtrojnë nevojën për traktat të Paqes me Serbinë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se dalë me një sqarim lidhur me një deklaratë që ka dhënë për media sot, lidhur me pyetjen se “A ka pas nevojë të bëhet një marrëveshje e paqes në mes Kosovës dhe Serbisë gjatë dialogut në Bruksel?”.

Ai për Klankosova.tv ka deklaruar se ai është përgjigjur se ka qenë në fakt propozimi i parë në bisedime i kryeministrit Albin Kurti për marrëveshjen 6 pikëshe të mos-sulmimit dhe mos-agresionit të ndërsjellë, si hap i parë para se të hynim në dialog.

“Ky propozim i paraqitur në korrik të vitit 2021 ishte refuzuar nga Presidenti i Serbisë, Vuçiq. Kjo marrëveshje do të ishte parakusht dhe garanci e përkushtimit të palëve pë dialog. Fatkeqësisht ky draft nuk u pranua dhe më pas procesi i dialogut u përcoll me zhvillime të rrezikshme siç ishte sulmi terrorist dhe paramilitar në Banjskë, kidnapimi i tre policëve të Kosovës nga forcat e rregullta të uniformuara të Serbisë, brenda territorit të Kosovës dhe aktet e tjera të agresionit dhe kërcënimit konvencional ushtarak nga Serbia”, ka thënë Maqedonci për Klankosova.tv./Telenews/

Të ngajshme

Nesër i jepet lamtumira e fundit Arlindës – gruas që kërkoi mbrojtje, por u vra mizorisht nga kunati në Pejë –

KushtrimGuraj

Të shtëna me armë në Gjakovë, dyshohet për konflikt mes familjeve Zyberi dhe Vishaj – një person ndalohet për 24 orë –

KushtrimGuraj

Kurti me dy propozime pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Rishikim urgjent i rasteve me rrezik të lartë dhe raport brenda 72 orëve –

KushtrimGuraj