Telenews

Maqedonci jep detaje të pa treguara deri tani për dronët Bayraktar

 

 

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka dhënë detaje lidhur me dronët Bayraktar.

Maqedonci bëri të ditur se tashmë këta dronë janë të funksionalizuar dhe janë krijuar dy grupe që janë trajnuar për të operuar me ta.

“Dronët Bayraktar tashmë i kemi pjesë të inventarit të FSK-së dhe janë aset shumë i rëndësishme për  mbështetjen ajrorë të njësive të FSK-së. Këta dronë janë të funksionalizuar, ne e kemi ndërtuar njësinë, deri më tani dy grupe i kemi trajnuar për të operuar me dronët Bayraktar. Pra dronët tanimë janë duke operuar, po testohen dhe njësia po manovron me ta bazuar në misionin dhe detyrat që ka”, tha Maqedonci në Edicionin Special, përcjell Klankosova.tv

Ndër tjerash, Maqedonci bëri të ditur se gjatë vitit 2023, Buxheti i Forcës së Sigurisë Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes ka arritur diku në 200 milionë euro.

Të ngajshme

Të martën takimi në Presidencë/ Kush i tha “po” e kush e refuzoi Albulena Haxhiun?

Rrezarta Ramaj

Trepça nis rivitalizimin e Horizontit VI, në minierën e Artanës

Rrezarta Ramaj

Linda – Një kapitull i ri i banimit modern në Fushë Kosovë

Rrezarta Ramaj