Telenews

Marina Vjollca publikon fotot ëngjëllore me të bijën

marina-vjollca-publikon-fotot-engjellore-me-te-bijen

Sot është një ditë e bekuar për çiftin e njohur, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi.

Më 24 nëntor të vitit të shkuar, ata u bënë prindër për herë të parë.

Dyshja mirëpritën vajzën e tyre, Marget, e cila sot mbush 1 vjeç.

Fillimisht ishte Geti, ai që bëri një urim publikisht për të bijën duke shkruar: “Jeta e Babës, kur erdhe në jetë ti, unë u linda për së dyti.

Tani kur shoh buzëqeshjen tende engjëllore dhe sytë e tu të bukur plot jetë, mbështesin besimin tim, se jeta ia vlen të jetohet me të gjitha pengesat që vijnë e shkojnë gjatë rrugës. Babi do jetë gjithmonë këtu për ty bija ime!

Gëzuar ditëlindjen e paç jetë të gjatë e të lumtun Engjelli im!”.

Ndërsa, pak minuta më parë, Marina ka publikuar disa foto ëngjëllore, ku shfaqet e veshur me të bardha, teksa mban në krah Margetin.

“Gëzuar ditëlindjen kuptimi i jetës sime. Urime ditëlindjen drita e syv të mi MARGET ”, ka shkruar ajo, duke marrë urime të shumta.

Të ngajshme

Krejt ‘firmato’, Adelina Tahiri shfaqet me një look luksoz

Yllka Gashi

Georgina Rodriguez raportohet se ka adoptuar tre fëmijët e Cristiano Ronaldos –

KushtrimGuraj

Bebe Rexha dhe David Guetta arrijnë vendin e parë me “Sad Girls” në klasifikimet e radiove amerikane të zhanrit dance

Yllka Gashi