Telenews

Mario Gotze rikthehet në Bundesligë, arrin marrëveshje me klubin e njohur gjerman

Mario Gotze pritet që të rikthehet sërish në Bundesligë.

Mesfushori gjerman raportohet se është afër transferimit te kampionët e Ligës së Evropës, Eintracht Frankfurt, transmeton Gazeta Express.

Mediumi gjerman “Sport1” ka raportuar se Gotze ka arritur marrëveshje me klubin nga Frankfurti.

30-vjeçari ka kontratë të vlefshme me PSV-në deri më 30 qershor 2024, por ai ka një klauzolë lirimi prej 4 milionë eurosh dhe kjo shumë nuk i sjellë probleme klubit gjerman.

“Sport1” gjithashtu ka raportuar se tani pritet vetëm edhe miratimi nga krerët e klubit të Eintracht Frankfurtit.

Bordi i këtij klubi do të mblidhet sot dhe pritet që t’i jepet drita e gjelbër nënshkrimit me ish-mesfushorin e Borussia Dortmundit e Bayern Munichit. /Gazeta Express/

The post Mario Gotze rikthehet në Bundesligë, arrin marrëveshje me klubin e njohur gjerman appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Zabi fantastik, futbollisti kosovar shënon dy gola në Ukrainë

Yllka Gashi

Messi i pandalshëm, shënon katër gola në fitoren 7-1 të Inter Miamit –

KushtrimGuraj

Edhe një medalje për Kosovën, Flaka Loxha fiton të bronztën –

KushtrimGuraj