Telenews

Martens: Gjermania mund ta anëtarësonte Kosovën në KiE por s’e bëri

Gazetari i Frankfurter Allgemeine Zeitugn, Michael Martens, ka publikuar një editorial rreth nismës së Gjermanisë për Rezolutën për Srebrenicën që u miratua në Kombe të Bashkuara, shkruan Gazeta Express.

Martens ka folur për rolin qendror të Gjermanisë, megjithatë sipas gazetarit të FAZ, fuqia e politikë s’ndërlidhet vetëm me të shkuarën, por edhe me të ardhmen. Këtu ka përmendur gjithë atë që ka ndodhur me rastin e Kosovës dhe dështimin e aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Në një shkrim të gjatë në profilin e tij në “X” ku ka ndarë disa prej pikave kryesore të shkrimit të tij autorial, Martens ka thënë se pak ditë para votimit të Rezolutës për Srebrenicën, Gjermania ka mundur ta përdor fuqinë e vetë diplomatike për t’ia bërë votat Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Kjo do të kishte qenë shumë e rëndësishme për rajonin, pasi anëtarësimi i Kosovës në KiE do të kishte qenë një sinjal i fortë për të gjithë ata që e konsiderojnë dhunën si zgjidhje: Ko nuk do të pranohet”, ka shkruar Martens, raporton Express.

Ai thotë se përveç dërgimit të një sinjali të tillë që dhuna s’është zgjidhje, do të mundësonte qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe pakicën serbe që të padisin qeveritë për shkelje të të drejtave të njeriut në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Përveç kësaj, do t’u kishte siguruar të gjithë qytetarëve të Kosovës, përfshirë natyrisht pakicën serbe, të drejtën për të paditur qeverinë e tyre për shkelje të të drejtave të njeriut në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Do të kishte vënë nën vëzhgim veprimet e çdo qeverie të Kosovës”, shprehet gazetari i FAZ.

Megjithatë ai thotë se Gjermania nuk e bëri një gjë të tillë dhe shton se brenda politikës gjermane ka pasur ndasi rreth asaj se si duhet të procedohet me çështjen e Kosovës.  Të Gjelbërit ku bën pjesë edhe kryediplomatja gjermane, Martens thotë se kanë përkrahur anëtarësimin e Kosovës, megjithatë shton se Qeveria Federale e drejtuar nga SPD ka qenë kundër.  Gazetari Martens ka përmendur edhe reagimet nga disa politikanë gjerman kundër një qëndrimi të tillë të Qeverisë Federale.

Martens thotë se megjithatë nga e gjithë kjo s’ka pasur asnjë dobi. Sipas tij, presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka arsye për të falënderuar këshilltarin për politikë të jashtme të kancelarit Scholz, Jens Plotner.

Martens thotë se “Plotner ka idetë e tij se si zgjidhet kriza”. Tutje gazetari i FAZ ka përmendur nismën franko-gjermane për zgjidhjen e problemit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Në shtator 2022 dhe përsëri në 2023, Plötner dhe homologu i tij francez Emmanuel Bonne udhëtuan në Beograd dhe Prishtinë me projektin e tyre se si të kapërcehet konflikti Prishtinë-Beograd, bazuar në traktatin bazë gjermano-gjerman të vitit 1972”, shkruan Martens.

Megjithatë sipas gazetarit të FAZ, projekti i dy këshilltarëve gjerman e francez dështoi.

“Por siç mund të parashikohej tashmë në atë kohë, projekti i tyre dështoi, sepse si ndërmjetës Plötner dhe Bonne erdhën në Ballkan duarbosh. Premtimi i tyre për një “perspektivë evropiane” për Kosovën dhe Serbinë nuk përbën asgjë. Ishte (dhe është) ajër i nxehtë”, shton tutje gazetari i FAZ.

Michael Martens në shkrimin e tij ka thënë se kohë më vonë, ishte një mundësi reale për të prodhuar më shumë se “ajër të nxehtë”, me futjen e Kosovës në Këshill të Evropës. Megjithatë thotë se Gjermania dhe Franca s’ishin të vetme në qëndrimin e tyre për të kushtëzuar anëtarësimin e Kosovës në KiE. Këtu përmend edhe reagimin e ish-emisarit të Trump, Richard Grenell, i cili lavdëroi letrën e tre kryeministrave të dërguar ndaj Kurtit.

“Disa muaj më vonë, një mundësi reale për përparim rajonal mund të kishte prodhuar më shumë sesa thjesht ajër të nxehtë: futjen e Kosovës në Këshillin e Evropës. Do të kishte qenë e rëndësishme për stabilitetin e rajonit. Mjerisht… (Disa detaje rreth debatit këtu).. për të qenë të drejtë, Gjermania dhe Franca  nuk ishin të vetëm në qëndrimin e tyre për t’u mohuar qytetarëve të Kosovës qasjen në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Richard Grenell, ish-i dërguari i Donald Trump për Ballkanin, mendonte se ata po bënin një punë të shkëlqyer. Një kompliment i merituar”, ka shkruar ndër të tjera Martens./GazetaExpress/

 

 

source

Të ngajshme

Uji në kanalin e Ibër-Lepencit po rrjedh me kapacitet të plotë, por ende i papijshëm

KushtrimGuraj

Vdes Maxhun Alimehaj, i mbijetuari i pushkatimit nga forcat serbe

KushtrimGuraj

Osmani takohet me kryeministrin e Holandës – ja çka i tha

KushtrimGuraj