Telenews

“Martesat e hershme”, Kurti: Fenomen përgjithësisht i fshehur, ta parandalojmë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të premten ka marrë pjesë në takimin me nënkryetarët dhe zyrtarët komunalë për komunitetet me të cilët ka diskutuar për parandalimin e martesave të hershme.

Kurti me këtë rast ka thënë se qëllimi i përbashkët i të gjithë akterëve është parandalimi i martesave të hershme.

“Është fenomen përgjithësisht i fshehur, mirëpo shifrat e UNICEF-it me Agjencinë e Statistikave, prej vitit 2020 na tregojnë që në grup moshën 20 deri në 24 vjeç, 31% të grave e vajzave rom, ashkali dhe egjiptian kanë qenë të martuara nën moshën 18-vjeçare. Kjo nënkupton se qindra vajza, çdo vit, që kanë të drejtat dhe mundësitë e tyre për të ardhmen e tyre janë të dëmtuara rëndë”, ka thënë Kurti.

Kurti ka përmendur faktin se pavarësisht që ka lagje të caktuara ku çdo e treta vajzë martohet e re – si fëmijë, ky nuk është një problem në masë të njëjtë në çdo rajon të Kosovës.

“Ky nuk është problem në masë të njëjtë në çdo rajon të Kosovës. Ka komuna që vajzat e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian janë bërë shembuj për vijueshmërinë në shkolla të mesme e fakultete dhe marrin pjesë në aktivitete, por ka lagje të caktuara ku çdo e treta vajzë martohet e re si fëmijë. Edhe në këto lagje ka aktiviste të komuniteteve që angazhohen për luftimin e kësaj dukurie. Kështu është edhe ideja e krijimit të grupit punues ndërinstitucional për raportimin dhe parandalimin e martesave të hershme që kemi krijuar me vendim të qeverisë para gjashtë muajsh. Përgëzoj anëtarët e grupit për punën që e kanë bërë deri më tani në hartimin e një plani të qartë dhe ambicioz të veprimit dhe përkushtimit në zbatimin e planit deri më sot”, ka vijuar Kurti.

source

Të ngajshme

Hetimi i vdekjes në QKUK: Ky është personi që dyshohet se humbi jetën

Donat Hashani

Dalin pamjet, 76 vjeçari në Durrës tenton ta eliminoi bashkëshorten me shkop të drurit

Donat Hashani

Ngjarjet kryesore të ditës për sot

Donat Hashani