Telenews

Inspektorati i Prishtinës ndalon përdorimin e objekteve pa certifikatë përdorimi

Drejtoria e Inspektoratit në Prishtinë ka marrë vendim që ndalon vënien në përdorim të çdo objekti që nuk ka kaluar Inspektimin Final dhe nuk është pajisur me Certifikatën e Përdorimit.

Vendimi përfshin objektet individuale dhe kolektive të banimit, objektet banesore-afariste, afariste, industriale, publike, si dhe çdo objekt tjetër të kategorisë së parë dhe të dytë sipas Ligjit për Ndërtim, që janë në kompetencë të Inspektoratit për Ndërtim të Kryeqytetit.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Inspektoratit, masa është marrë me qëllim të mbrojtjes së jetës, shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve, si dhe për të garantuar zbatimin e ligjit në fushën e ndërtimit.

Asnjë objekt nuk mund të vihet në përdorim pa Inspektim Final dhe Certifikatë të Përdorimit”, thuhet në njoftim.

Inspektorati ka rikujtuar se, bazuar në Ligjin Nr. 04/L-110 për Ndërtim, përdorimi i një objekti lejohet vetëm pasi autoriteti kompetent të ketë kryer Inspektimin Final dhe të ketë lëshuar Certifikatën e Përdorimit.

Kjo certifikatë dëshmon se objekti është ndërtuar në përputhje me lejen ndërtimore, projektin e miratuar, standardet teknike dhe kërkesat e sigurisë.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 23 shtator

Rrezarta Ramaj

Kurti takon Kallasin: Gjykimi s’ka përfunduar, Kosova do të angazhohet që verdikti të korrigjohet në Apel –

KushtrimGuraj

E rëndë në Prishtinë: 11-vjeçarja goditet nga një Mercedes, përfundon pa vetëdije në QKUK – shoferi ndalohet për 48 orë –

KushtrimGuraj